fbpx

“Burri për katër gra”, Koci: Shpesh në praktikë del që burri nuk është as për një grua

nga Revista Kosovarja

Avokati Arianit Koci, ishte i ftuar në emisionin “Zanat” në T7 për të diskutuar për presionin kulturor ndaj burrave shqiptarë.

Fillimisht, Koci u ndal tek shtypja dhe diskriminimi ndaj grave në kulturën dhe shoqërinë shqiptare.

“Kompanitë e ndryshme kërkojnë këshilla nga ne avokatët qysh me shmang ligjin për të mos e punësuar një grua”, tha ndër tjera Koci.

Tutje, ai foli për maskulitetin toksik, për të cilin tha së është i rrënjosur thellë në kulturën tonë shqiptare.

“Ja ekzagjeron fuqinë, agresivitetin, prej fëmijërisë djali mësohet me qenë agresiv. Pastaj mbi të gjitha implantohet në vetëdijen tonë se mashkulli ka superioritet seksual, fuqi seksuale. Dhe në këtë frymë, shkon edhe ajo sintagma burri për 4 gra, a shpesh në praktikë del se burri nuk është as për një grua”, shtoi Koci.

 

https://www.facebook.com/watch/?v=1387121035323419


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]