fbpx

Burrin nga Gjakova e zë rryma gjatë punës

nga Revista Kosovarja

Policia në Gjakovë ka arrestuar pronarin e një firme, pasi një punonjës ka pësuar lëndime trupore në vendin e tij të punës.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Molliq të Gjakovës, ndërkaq pronari i kompanisë dhe viktima kishin qenë duke punuar në një shtëpi private, kur viktima kishe pasur kontakt me telin e rrymës dhe ka pësuar lëndime.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës e më pas është transferuar në QKUK ku po vazhdon të marrë tretmanin mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i një firme i cili së bashku me viktimën mashkull kosovar kishin qenë duke kryer disa punime në një shtëpi private, viktima kishte pësuar lëndime trupore gjatë kontaktit me telin e rrymës. Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është transferuar në QKUK-së ku është duke marrë tretman mjekësorë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe inspektori i punës. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, ka bërë të ditur policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]