fbpx

Caktohet seanca për fillimin e rigjykimit për vdekjen e kadetit të policisë, Supremja tha se dënimet “ishin të larta”

nga Revista Kosovarja

Rasti i vdekjes tragjike të kadetit të Policisë së Kosovës, 30-vjeçarit Flordian Shabaj, me vendim të Gjykatës Supreme është kthyer në rigjykim. Seanca është caktuar të mbahet me 6 shkurt në orën 13:30.

Flordian Shabaj, vdiq në një aksident trafiku në nëntor të vitit 2022 në fshatin Jashanicë të Klinës.

 

Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë me të cilin Arton dhe Nezir Duraku për këtë rast ishin dënuar së bashku me 15 vite burgim. Por, në aktgjykimin e Supremes të cilin e publikoi Gazeta Express, thuhej se “dënimet e shqiptuara janë tejet të larta”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]