Që prej fillimit të sulmeve këtë vit, luftëtarët talibanë kanë ndarë pamje të pajisjeve ushtarake që kanë marrë nga qeveria, përfshirë helikopterë sulmues dhe automjete të blinduara, njofton BBC.
Talibanët gjithashtu kanë marrë në dorë artileri, mjete ajrore pa pilot (UAV), pushkë, pistoleta dhe pajisje si syzet e shikimit të natës, sipas qendrës së mbrojtjes ‘RUSI’. Një pjesë e tyre është konfiskuar nga bazat ushtarake afgane.
Dr Jack Watling, një studiues në ‘RUSI’, thotë se talibanët nuk kanë ekspertizën për t’i përdorur dhe mirëmbajtur armët, dhe se me shumë mundësi pajisjete luftarake kanë pasur pak ndikim në fushën e betejës.
Një shqetësim më i madh është qasja e talibanëve në pajisjet e imazhit termik dhe të shikimit të natës, dhe në pajisjet optike, të cilat mund të transformohen në armë për të përmirësuar saktësinë e tyre.
Talibanët tashmë po shesin disa nga armët e tyre të vjedhura jashtë, në Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme, dhe kjo ka të ngjarë të zgjerohet në Afrikën Lindore, thotë Dr Watling. Ndikimi i kësaj mund të jetë i rëndë.
“Kur keni një disponueshmëri të përhapur të armëve, kjo lehtëson më shumë përplasje të armatosura sepse keni një opozitë më të mirë të armatosur,” thotë Dr Watling. “Kjo është diçka që ndoshta do të fillojmë ta shohim dhe ta ndiejmë gjatë muajve të ardhshëm.”
Me gjithë këtë armatim shtesë që lundron përreth, ekziston gjithashtu rreziku i luftimeve të zgjatura në Afganistan, nëse talibanët nuk përmbushin kërkesat popullore.
“Shumë nga djemtë që ishin në njësitë ushtarake afgane do t’i kishin marrë armët në shtëpi, për të mbrojtur familjet e tyre,” thotë Dr Watling. “Pra, ju keni shumë njerëz që janë të armatosur mirë dhe kanë një stërvitje ushtarak.”