fbpx

Çfare duhet te hani gjate shtatzanise per te mos fituar peshe

nga Revista Kosovarja

Ushqimi gjatë shtatzënisë është një nga gjërat më të rëndësishme. Gjatë ketyre muajve duhet të ndiqni një dietë të shëndetshme, por edhe duhet të eleminoni shumë ushqime.

Në vitet e fundit, shkenca ka treguar se shprehja në shtatzani “hahet për dy” nuk është aspak e vërtetë. Kur jeni shtatzan nevoja për kalori nuk është e dyfishtë, por ju duhet të merrni vetëm 200 kalori më shumë se kur nuk ishit shtatzan.

Për të mos fituar peshë dhe për të ruajtur shëndetin e foshnjës është e rëndësishme të kujdeseni sa më shumë për ushimin që konsumoni.

Gjatë shtatzënisë, kur rritet fëmija, rritet pesha. Ndonjëherë varet edhe nga pasha fillestare e gruas, por zakonisht gjinekologët e konsiderojnë korrekte që një grua shtatzënë të marrë nga 9 në 14 kg.

Yndyrat në shtatzani

Shumë ushqime me yndyrë mund të rezultojnë të rrezikshme për shëndetin e nënës për shkak të diabetit gestacional. Kush merr shumë peshë në shtatzani, rrëzikon të mos jetë në gjendje të kthehet në peshën që ka qenë.

Çfarë duhet të hani për të mos marrë yndyrë?

Së pari është e rëndësishme të konsumoni ushqime të lehta, duke konsumuar karbohidratet sidomos në mëngjes dhe duke përdorur pak kripë. Në mëngjes ju sugjerojmë të pini një lëng portokalli, të shoqëruar me mjaltë dhe kos pa yndyrë.

Në drekë dhe darkë konsumoni peshk ose mish të bardhë, të shoqëruara me perime sezonale, bukë dhe fruta.

Është mirë që të konsumoni edhe mes-vakte në mënyrë që të mos e lini stomakun bosh dhe zorrët të funksionojnë si duhet.

Çfarë duhet të eleminoni?

Të gjitha ushqimet tepër të yndyrshme, ushqimet e skuqura, pijet, ëmbëlsirat dhe salsicet. Kontrolloni shtimin e peshës nga ditët e para të shtatzënisë duke u konsultuar me mjekun për ushqimet e lejuara dhe të ndaluara.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]