fbpx

Çfarë duhet të keni parasysh kur mobiloni dhomën e gjumit

nga Revista Kosovarja

Këshillat dhe matjet për të zgjedhur krevatin martesor dhe për të trasformuar dhomën e gjumit në një vend të sigurtë dhe relaksi

Krevati

Zakonisht pjesa më e madhe e dyshekëve martesorë kanë madhësi standarte, 160 x 190 cm ose 160 x 200 cm. Përpara se të blejmë një dyshek është e rëndësishme të kuptojmë nevojat tona familjare dhe padyshim madhësinë e dhomës. Ki parasysh që duhet të qëndrosh të paktën 1 m larg murit. Dysheky King Size mund të jetë një zgjidhje e mire, kur kemi fëmijë në shtëpi dhe praktikojmë co-sleeping.

Rekuperim hapësire në dhomë gjumi
Ke probleme me hapësirën ? Nëse e dashruon bricolage mudn të gjesh zgjidhje të ndryshme duke projektuar nëj krevat me paleta druri. Falë riciklimit kreativ, paletat trasforomohen në një krevat të sigurtë ose në një divan ku mund të flemë. Krevati me paleta është I ulët, lejon fëmijët që të lëvizin lirshmë dhe në mënyrë të pavarur. Gjithashtu hapësirat e krijuara të lejoojne krijimin e nikiave ku mund te vendosësh lodra ose objekte të tjera si libra dhe aksesorë.

Zgjedhja e dyshekut
Dysheku dhe jastëku, janë të rëndësishëm. Zgjedhja është persoanel dhe për këtë arsye duhen menduar dhe qetësia e shpinës, përditshmëria dhe mënyra si flemë. Të pushosh mirë është një nevojë e rëndësishme sepse na përmirëson shëndetin dhe për këtë është e rëndësishme të kemi kujdes ndaj cilësisë. Kini kujdes ndaj materialit I cili duhet të lejojë aspirimin dhe të mos krijojë alergji. Kujdes dhe ndaj jastikut I cili duhet zgjedhur në baze të pozitës që marrim kur flemë gjumë. Gjumë të ëmbël .

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]