Blerona Zeqiri është njëra nga prezantueset më të njohura që shfaqet prej vitesh në “RTV 21”.
Profesionin e saj e filloi nga mosha 14 vjeçare. Këtë punë dikur e kishte ëndërr që më pas ju bë realitet.
E ftuar në një intervistë për “Prive”, bukuroshja shpalosi gjithë rrugën e gjatë drejt suksesit, shkruan “Kosovarja”.
Këtë sukses ajo ia atribuon oratorisë së saj që e posedonte që nga fëmijëria. Blerona u shpreh që filloi me improvizimin e një teme që nuk ia kishte iden, por që ia doli të linte përshtypje në drejtorinë e shtëpisë së madhe mediale, “21”-shit.
Zeqiri tregoi se e para ka qenë Xheraldina Vula ajo që e ka mbështetur në rrugëtimin e saj.
Ajo e falënderon ende Xherin si dhe Florin Kelmendin, Afërdita Kelmendin dhe Eugen Saraçinin, të cilët i quajti si katër shtylla në profesionin e saj.