Në një studim të vogël, përgjysmimi i konsumit të ushqimeve ultra të përpunuara solli përfitime të rëndësishme shëndetësore, duke përfshirë më shumë energji dhe një humbje mesatare në peshë prej gati 3.5 kg.
Konsumimi më i ulët i ushqimeve ultra të përpunuara mund të ulë gjithashtu rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kushteve të tjera serioze shëndetësore në planin afatgjatë, shkruan burimi Health përcjell Gazeta Shneta.
Ekspertët thonë se ndryshime të vogla si dhënia e përparësisë ushqimeve të plota, leximi i etiketave dhe gatimi në shtëpi mund ta bëjnë më të lehtë reduktimin e konsumit të ushqimeve ultra të përpunuara.
Studimi u publikua në muajin dhjetor në revistën “Obesity Science and Practice”.
“Ushqimet shumë të përpunuara janë shpesh të pasura me kalori, me përmbajtje të lartë të drithërave të rafinuara, sheqerit, yndyrave të ngopura dhe kripës, por të varfra në fibra dhe lëndë të tjera ushqyese të rëndësishme”.
Këto ushqime përmbajnë pak ose aspak përbërës të papërpunuar dhe në vend të tyre janë të mbushura me aditivë si aroma artificiale, konservantë, emulgatorë dhe natrium, shtoi dietologia Tamar Samuels.
Por pavarësisht përhapjes së madhe të ushqimeve ultra të përpunuara, ky studim tregon se njerëzit mund ta reduktojnë konsumin e tyre dhe të përfitojnë një sërë përmirësimesh shëndetësore.