fbpx

Çfarë i ndodhi? Gjendet e pajetë reperja e famshme

nga Revista Kosovarja

Vetëm 26 vjeç, gjendet e vdekur reperja e famshme Reperja amerikane, Enchanting, është gjetur e vdekur. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i grupit “1017 Records”, reperi Gucci Mane.

Enchantingi, emri i vërtetë i së cilës ishte Channing Nicole Larry, vdiq në moshën 26-vjeçare. Ditët e fundit, ajo ishte duke u trajtuar në spital, për mbidozë të narkotikëve.

Ditën e hënë qarkulluan lajme mbi vdekjen e saj, për t’u konfirmuar më pas nga Gucci Mane.

“Shumë i mërzitur që më duhet t’i them pushofsh në paqe një zonje të re kaq të mirë, një ylli të vërtetë. Do të na mungosh të gjithëve Chant” shkroi Gucci Mane.

26-vjeçarja nga Teksasi ishte tejet aktive në muzikë vitin e kaluar, mirëpo kishte kohë që nuk publikonte ndonjë projekt të ri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]