fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çfarë kishte shkruar Ibrahim Rugova për Ditën e Flamurit, më 1968?

nga Revista Kosovarja
9 muaj më parë
në Kuriozitete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Në një shkrim të gjatë të botuar me 1968 ish Presidenti i Kosovës Ibraghim Rugova bën një rezyme të ditës së pavarësisë së Shqiptarëve.

“U habit Ballkani. U habit Evropa. U habitën të gjithë, kur pas pesë shekujsh, nga epoka e Skënderbeut në qiellin shqiptar u ngrit simboli i gjakut – Flamuri”, shkruante Rugova.

Me poshtë shkrimi i plotë që ishte publikuar në median e asaj kohe.

Nga Ibrahim Rugova

Prishtinë, 28.XI.1968. Gjithmonë e kemi ndier në veten tonë këtë Ditë të bardhë, kemi jetuar me të, me gjakun e saj të kuq, që qe i ndydhur fort ndër zemrat tona, si në zemrën e Plakut mjekerbardhë që e zbardhëlloi më 1912. O, po si të mos e ndjejmë këtë Ditë që është njëra ndër ditët më të bardha, ndër ditët më të kuqe të historisë sonë të vrullshme plot e përplot shtrëngata e pak më pak me bardhësi të këndshme.

Edhe në këtë tokë të lavdishme janë djegur shpirtrat për liri dhe pavarësi, ende digjen dhe prore do të digjen, gjersa të ndrisë ajo drita flakëruese madhështore, që ngre peshë gjakun e nje trungu në çdo stinë të kohës. Zinë e lëngatës së një populli e ndiejnë më së miri dhe më së shumti bijtë më të mirë të tij. Ata shkrumohen sa s’ka më. Mundohen që ta zhdukin atë dhe të sjellin fatbardhësisnë e ëndërruar. Të ngrenë tempullin e lirisë në mesin e Atdheut – vendit të shenjtë, vendit që është simbol i njeriut në mbarë jetën dhe lavdinë. Ata bëjnë çdo gjë.Digjen si qiriri.

E me atë dritë që del nga trungu i tyre i djegur shëndrisin tokën e rituar me gjak ndër shekuj. Shumë ka pasur gjaku ynë kësi bijsh, të ndershëm, madhështorë dhe burrërorë. Vargu i tyre ndër faqet e së kaluarës sonë është i gjatë sa të gjithë ne. Më i gjatë është vargu i lavdive dhe trimërive të tyre të paskajshme. Viti 1912. Zgjedha otomane zë të hiqet. Këtë e bëjnë ata që me shekuj ndjejnë peshën e saj, peshën e saj të ndyrë shkombëtarizuese, vëllavrasëse dhe copëtuese.

Edhe toka e mëmëdheut është e zgjuar. S’duron më këmbën e ndyrë poshtëruese që fikte njomësinë pa lindur fare.Bota dëgjon për këtë. Ballkani ushton. Trimat ende në të gjitha anët. Kudo dëgjohet kushtrimi: pavarësi dhe liri kombëtare. Zemrat e ndryra nxjerrin zërin më të fuqishëm. Kulçedra anadollake iku njëherë e përgjithmonë pas pesë shekujsh. Gjithkush e priti lirinë dhe qetësinë. Të jetojë me shpirt të vet në trungun e vet,meqë e dinin fare mirë se ç’është kjo, ç’sjell për ringjalljen e një gjaku të vjetër që me mija e mija vite rrodhi nëpër damarët e Ballkanit të lavdishëm. Ikën anadollakët. Mirë e hetuan këtë ata që ishin mësuar me harbutëritë e kësaj dore.

Nuk pritën. U ranë grusht hundëve. I plandosën për tokë dhe simbolin e gjakut tonë – Flamurin e ruajtur me shekuj në gji e çdo vend të tokës së dashur e ngritën lart. E ngritën atë ditë vjeshte. Atë ditë të bardhë e të artë. Në kalendarin e historisë kombëtare hyri ajo ditë. U shënua: 28 Nëntor1912. U shënua edhe emri i atij që e ngriti: – Ismail Qemali. U shënua edhe vendi: – Vlora legjendare. Vatra e kuqe e Arbërit që qe i zënë për atë truall si rrapat shekullorë buzë Adriatikut. U habit Ballkani. U habit Evropa. U habitën të gjithë, kur pas pesë shekujsh, nga epoka e Skënderbeut në qiellin shqiptar u ngrit simboli i gjakut – Flamuri. Mirë që u mashtruan të gjithë.Mirë që nuk kujtuan se nuk kemi asgjë, se kulçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mundi të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve.

E shpurëm më tej dhe do ta shpiem gjersa të gjallërojmë mbi tokën tonë të dashur. I pari që e shpuri në vend porosinë e stërgjyshërve, ai që e ngriti atë që e mbanin lart ndër duar dhe mbi koka e që marshonin përpara me të, qe njëri ndër bijtë më të mirënjohur të kombit tonë – Ismail Qemali, Plaku mjekërbardhë. E ngriti Ai, e mbajtëm ne dhe do ta mbajmë ngaherë dhe do të ecim përpara në histori. E mbajtëm në zemra, në shpirt. E kemi edhe në dorë. Duam që ta kemi kudo me të vërtetë simbol gjaku, lirie e pavarësie që na shpie më tepër dhe më me hov ndër fitore të reja dhe ngaherë të fitojmë.


Etiketa: Ibrahim Rugova

POSTIME TË NGJASHME

Kuriozitete

A kanë ekzistuar njerëzit ujqër? Koha kur ekzekutoheshin shtrigat dhe shtriganët

8 orë më parë
Kuriozitete

Nusja braktis të fejuarin dhe zhduket me paratë që kishin mbledhur për dasmën

9 orë më parë
Kuriozitete

Shenjat që tregojnë se një person e ka vdekjen afër

9 orë më parë
Kuriozitete

Sekreti që të gjithë duan të dinë, çfarë rëndësie ka madhësia e shalqinit?

1 ditë më parë
Kuriozitete

Dita Botërore e Majtakëve: A i keni ditur këto fakte interesante rreth tyre?

2 ditë më parë
Kuriozitete

Zbulohet skena tmerruese e “Teletubbies” që ishte ndaluar në gjithë botën

2 ditë më parë
Postimi tjetër

Pse në Angli ka kaq shumë kabina telefonike kur tashmë të gjithë kanë celularë?

Lidhja e Fifit dhe Granitit jashtë kamerave, sqaron ky i fundit

Fifi publikon foto me nënën pas daljes nga Big Brother Vip

TË FUNDIT

Ç’thonë ekspertët për varësinë nga masturbimi?

2 orë më parë

Termi "varësi nga masturbimi" përdoret për t'iu referuar një dëshire për të masturbuar në mënyrë “të tepruar”. A është varësi?...

Çfarë mund ta shkaktojë vdekjen e papritur gjatë seksit

3 orë më parë

Një studim i bërë nga Universiteti George të Londër, raporton se vdekjet e papritura për shkak të problemeve me zemrën...

Mosfunksionimi erektil, pesë mënyra natyrale për “ta mundur”

3 orë më parë

Vitet e fundit, ka pasur gjithnjë e më shumë reklama që promovojnë trajtime për disfunksionin erektil. Në këtë kontekst, është...

Orgazma kërcënon seriozisht jetën e saj

3 orë më parë

Një orgazmë pothuajse rezultoi fatale për një grua 45-vjeçare nga shteti i Mississippi-t, e cila, sipas mjekëve, u gjet një...

Horoskopi ditor, e hënë 15 gusht 2022

3 orë më parë

Dashi Personat që keni pranë nuk do ta kuptojnë gjendjen tuaj shpirtërore sot. Do të ndjeheni disi të lënë mënjanë...

Çfarë duhet të hani nëse jeni uritur para se të flini?

4 orë më parë

Ndodh shpesh që të rrimë zgjuar më vonë se ç’duhet, të mos arrijmë të hamë darkë në orën e zakonshme...

MË TË LEXUARAT

Këto janë shenjat më jetëgjata të horoskopit

Shi e breshër, ky është moti për ditën e sotme

3 shenjat e horoskopit që do t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre deri në fund të vitit

Gani Gërmia humb personin e dashur

Futbollisti e dërgoi vëllanë si dhëndër në dasmën e vet, pasi kishte obligime me klubin

Memli Krasniqi falënderon Shqipërinë për Rezolutën në mbrojtje të UÇK-së në Këshillin e Evropës, fton institucionet e Kosovës ta ndjekin këtë rrugëtim

Pacolli: Qeverisë Kurti i mungojnë kuadrot, eksperienca dhe dituria

Kimete Berisha: ‘ Vrasësja’ ime me shami!

Shoferi tërhoqi zvarrë qenin me makinë, revoltohet Monika Lubonja: E tmerrshme, duhen vendime më të rrepta

Fjolla Morina me urim prekës për ditëlindjen e vajzës: Nuk ishte e let për mua të qenurit Baba e Nanë…

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist