fbpx

Pse në Angli ka kaq shumë kabina telefonike kur tashmë të gjithë kanë celularë?

nga Revista Kosovarja

Çdo kabinë prej së cilës janë kryer më shumë se 52 telefonata në vitin e fundit do të ruhet.

Nqs dikush përmend kabina telefonike, menjëherë na vijnë në mendje kabinat e pafundme të kuqe në shtetin e Anglisë.

Po pse vallë ka kaq shumë kabina, kur secili e ka një celular?

Ndërkohë që telefonat celularë i kanë kthyer kabinat telefonike në të gjithë botën në një terren relikesh në rrezik, Mbretëria e Bashkuar ka vendosur t’i mbrojë mijëra kabinat telefonike të saj të kuqe simbol.

Rregullatori britanik i telekomunikacioneve, Ofcom, ka miratuar rregulla të reja për të shpëtuar rreth 5.000 nga 21.000 kabina në vend – të njohura si kabina telefonike në Mbretërinë e Bashkuar – për shkak të faktit se ato përdoren ende, veçanërisht gjatë emergjencave, shkruan The Associated Press para disa ditësh.

“Disa nga kabinat telefonike që ne synojmë të mbrojmë përdoren për të kryer një numër relativisht të vogël telefonatash”, tha për AP, drejtuesja e Konektivitetit të Ofcom, Selina Chadha.

“Por nëse një nga ato telefonata është e një fëmije në vështirësi, një personi që ka pësuar aksident apo dikush që po mendon vetëvrasjen, ajo linjë telefonike publike mund të jetë ende një shpëtim në një moment shumë të vështirë. Ne duam të sigurohemi që edhe njerëzit pa rrjet mbulimi, shpesh në zonat rurale, të mund të bëjnë ende telefonata”.

Telefonat me pagesë që do të mbrohen do të jenë në ato rajone me pak apo asnjë shërbim telefonik, si dhe në zona që janë pika të nxehta për aksidente apo vetëvrasje. Çdo kabinë prej së cilës janë kryer më shumë se 52 telefonata në vitin e fundit do të ruhet gjithashtu.

Nga maji i 2019-s deri në maj të 2020-s janë kryer rreth 150.000 mijë telefonata nga telefonat me pagesë drejt shërbimeve të emergjencës, dhe 45.000 të tjera janë bërë drejt linjave për ndihmë, si Samaritans, një organizatë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë që ndihmon ata të cilët kanë nevojë për mbështetje emocionale apo janë në rrezik vetëvrasje.

Thuajse gjysma e kabinave telefonike në Mbretërinë e Bashkuar janë hequr, sipas grupit BT (i njohur më parë si British Telecom) dhe më shumë se 6500 po përdoren për një qëllim të ri, nëpërmjet nismës Adopt a Kiosk, ku grupe komunitare të autorizuara mund të blejnë një të tillë për 1 paund.

Ndërsa disa shërbejnë për shpëtimin e jetës në mënyra të tjera, si ruajtja e defibrilatorëve publikë, në Loweswater, të tjerë përdoren në forma më krijuese.

Një kabinë e kuqe në Warley, West Yorkshire, u shndërrua në Muzeun më të Vogël në Botë.

Një tjetër kabinë në North Yorkshire, i blerë nga komuniteti i Settle, u shfrytëzua në vitin 2013 nga bateristi i Queen, Brian May, për një ekspozitë.

Kabina e kuqe telefonike në Green në Hunsworth është shndërruar në një vend për shkëmbimin e librave.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]