fbpx

Çfarë ndryshime do të ketë moti?

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira dhe vende-vende edhe me intervale kohore me diell. Rrallë në ndonjë rajon në jug dhe juglindje të vendit mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Në Mal të Zi dhe gjysmën veriore të Shqipërisë kryesisht i thatë, ndërsa në gjysmën jugore të Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore, vende-vende me reshje shiu.

Të dielën në tërë rajonin pritet stabilizim i motit. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, por gjatë ditës priten rreze të shumta diellore dhe rritje e temperaturave. Pra, pritet mot i këndshëm dhe stabil pranveror.

Nga e hëna ngrohtë, por edhe me shfaqje të vranësirave të cilat të martën mund të kushtëzojnë riga lokale shiu. Nga e mërkura edhe më nxehtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]