Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Charles publikon kartolinën e parë të Krishtlindjeve si mbret

nga Revista Kosovarja

Pallati është sërish në qendër të vëmendjes, sidomos pas “zhurmës” së shkaktuar nga dokumentari “Meghan & Harry”.

Mbi artikull

Megjithatë, traditat janë mbajtur mirë dhe si çdo vit, pallati publikon kartolinën e Krishtlindjes për çdo vit. Kështu këtë vit çifti i ri mbretëror ndau kartolinën së bashku me një foto të bërë nga Samir Hussein nga një vizitë që çifti bëri në Skoci vitin e kaluar.

Charles është në stilin e tij të njohur dhe duke buzëqeshur, me Camilla në krah, gjithashtu duke buzëqeshur ndaj mbretit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kartolina është e thjeshtë me foton e çiftit në anën e djathtë dhe mesazhin në të majtë: ”Ju urojmë Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri”. Këto janë Krishtlindjet e para të Charles në fronin britanik dhe sipas raportimeve, çifti synon të ruajë traditat festive të ndjekura nga Mbretëresha Elizabeth para vdekjes së saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]