Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka shprehur habinë e saj se pse çështja e vendosjes së ambasadës në Jeruzalem po vazhdon të jetë temë aktive.
Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se kjo po ndodhë pa asnjë arsye.
Një këshillë miqësore sipas saj do të ishte që kjo temë të mbyllet.
Postimi i plotë:
E pabesueshme!
Pa asnjë arsye vazhdojmë ta mbajmë çështjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem pjesë të debatit politik.
Këshillë miqësore: mbylleni këtë temë. Kacafytjet publike mes bartësve të institucioneve tona rreth kësaj teme janë shumë të rrezikshme. Diplomacia kërkon diskrecion.
Në vend se të debatojmë lokacionin e Ambasadës në Israel, ndoshta më e udhës do të ishte të mobilizohemi dhe të kërkojmë ndihmën e Israelit për vakcina.