fbpx

Çmimet në Kosovë sërish në rritje – Kafja, çaji dhe kakaoja shtrenjtohen ndjeshëm

nga Revista Kosovarja

Rritja e çmimeve në Kosovë po vazhdon të godasë drejtpërdrejt buxhetin e qytetarëve. Sipas raportit të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit u rrit me 3% në prill 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në krahasim me marsin 2025, u shënua një rritje prej 0.2%.

Ndër produktet që kanë pësuar më së shumti rritje janë kafeja, çaji dhe kakaoja, që tash kushtojnë mesatarisht 16% më shumë se një vit më parë.

Lista e produkteve që janë shtrenjtuar përfshin edhe: Frutat, perimet, vajrat dhe yndyrnat, mishi, energjia elektrike, bulmeti bazë (qumështi, djathi, vezët), shërbimet për automjetet personale, shërbimet hoteliere dhe pijet alkoolike.

Rritja e çmimeve është ndjerë veçanërisht në sektorët që prekin përditshmërinë e familjeve, duke përkeqësuar ndjeshëm fuqinë blerëse.

Në muajin mars, inflacioni ishte 0.8% në nivel mujor dhe 2.9% në nivel vjetor, ndërsa në janar ishte 0.7% mujor dhe 1.5% vjetor.

Ajo që bie në sy është fakti se niveli mesatar i çmimeve në dy muajt e fundit ka arritur pikën më të lartë në 20 vitet e fundit, sipas ASK-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]