fbpx

Ç’thotë tatuisti Valmir Fazliu për trendin me tatuazhe?

nga Revista Kosovarja

Valmir Fazliu, 26-vjeçar, nga Podujeva, i është përkushtuar artit të tatusë, shkruan “Kosovarja”.

Valmir Fazliu, të enjten në mbrëmje, na e tregonte studion e tij mbushur me piktura artistike dhe personalitete të artit vizatimor.

Afër minibusëve privatë në Podujevë, që më shumë ta kujtojnë imazhin e një fshati, studioja e tij nga brenda dukej sikur me qenë në ndonjë studio në Paris.

Valmir Fazliu, djaloshi që e do artin mbi lëkurë, e nis rrëfimin, duke hyrë në historikun e tatusë:

“Arti gjithmonë ka qenë pjesë e jetës sime. Piktura, muzika, filmi, më kanë përcjell gjithmonë.

Tatuazhi, si art mbi lëkurë të njeriut, është ndër artet më të lashta të njeriut. Njerëzit ndjejnë një nevojë për të shprehur botën e tyre shpirtërore dhe të reflektojnë diçka të dukshme nga jeta e vet për të tjerët”, tregon ai.

Valmir Fazliu ka shumë klientë në studion e vet. Për kohën sa ai e ka në dispozicion klientin e tij, zakonisht, mundohet ta njohë botën e tij nga biseda të ndryshme.

Stili i tij prezanton të bukurën dhe artin modern
Valimiri e njeh mirë evolucionin e tatuazhit si art.

Rreth kësaj ai shton:

“Ndër vite tatuazhi ka evolucion aplikimi të ndryshëm te njerëzit. Por, njerëzit kanë shije të ndryshme. Kanë preferenca të caktuara që ua jep shpirti.

Unë më shumë preferoj stilin “black and grey” dhe “small realistic”. Kjo do të thotë se stili im prezanton të bukurën dhe artin modern, duke mos përjashtuar as pjesë nga karakteri im.

Mundohem që realizimi të jetë perfekt. Por, me rritjen e rrjeteve sociale, janë rritur edhe ambiciet e shfrenuara të njerëzve për tatunë.

Unë mendoj se tatuazhi kurrë nuk do të jetë një trend, por do të jetë një kujtim. Andaj, nuk besoj se mund të jetë çdo kush tatuist i mirë dhe që e zotëron tatunë.

Tatuisti duhet ta kuptojë se çdo kush, kur shtrihet në studio për tatu, ai ta beson një pjesë të trupit të vet. Andaj, edhe e merr përgjegjësinë për çka do që ndodhë – për të mirë apo për të keq”. Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]