Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Plas sherri në Universitetin e Prizrenit, profesori denoncohet për kërcënim nga kolegia

nga Revista Kosovarja

Një sherr mes dy profesorëve ka ndodhur në fakultetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Mbi artikull

Siç merr vesh Klankosova.tv, profesor Shkëlqim Millaku po dyshohet se e ka kanosur një profesoreshë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak të disa proceseve të brendshme ë fakultet.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren, kanë bërë të ditur që me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetimi.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ankuesja F/SH/K raporton rastin për një kërcenim nga kolegu i saj M/SH/K te cilët janë punonjës ne Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Patrulla policore u është përgjigjur rastit dhe te njëjtët viktimën e rastit e kane shoqëruar për ne stacionin policor Prizren për intervistim. Lidhur me rastin është informuar hetuesi kujdestar i cili ka informuar Prokurorin e shtetit dhe me urdhër te tij iniciohet rast. Rasti dërgohet për hetime te mëtutjeshme”, bën të ditur policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]