fbpx

Dalin fotot brenda shtëpisë, sasia e ‘baby oil’ që mbante Diddy

nga Revista Kosovarja

Detaje tronditëse vazhdojnë të dalin në dritë në lidhje me Sean “Diddy” Combs.

Janë publikuar foto të reja që përforcojnë akuzat e rënda ndaj reperit të turpëruar. Ato tregojnë ambiente brenda rezidencës së tij, ku në sy bien qindra shishe me vaj për foshnje, të shpërndara nëpër dhoma.

Këto prova vizuale janë bërë pjesë e dosjes së hetimit që po thellohet dita-ditës, ndërkohë që Combs përballet me akuza të shumta për abuzim dhe shfrytëzim.

Përmbajtja e fotove ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, me ndjekës dhe analistë që i konsiderojnë si indicie të qarta për aktivitetet e errëta që dyshohet të kenë ndodhur brenda shtëpisë së tij.

Ndërkohë, vetë Diddy vazhdon të qëndrojë në heshtje përballë këtij orteku akuzash dhe provash që po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi imazhin e tij publik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]