fbpx

David Beckham përlotet teksa kalon pranë arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II

nga Revista Kosovarja

David Beckham u pa duke i fshirë lotët teksa iu afrua arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II, pas një pritjeje 13-orëshe.

Legjenda e futbollit, 47 vjeç, ishte mes mijërave personave që iu bashkuan radhës prej tetë kilometrave.

“Mendova se do të ishte më e qetë të vinte në orën 2 të mëngjesit… e kisha gabim!”, ka pranuar Beckham para kamerave.

Ndërsa ish-kapiteni i Anglisë më në fund arriti, u bë një ndryshim i gardës, ndërsa kamerat e transmetimit qëndruan mbi të ndërsa ai shikonte ceremoninë.

Beckham, baba i katër fëmijëve, ishte emocional teksa priste radhën për të nderuar përkrah turmës së mijëra njerëzve, dhe u pa duke fshirë sytë dhe duke mbuluar gojën me dorë teksa i afrohej pjesës së përparme të procesionit, shkruan DailyMail.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]