25
Ka dështuar edhe përpjekja e 30-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.
Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari të hënën vijuan punimet e seancës konstituive të Kuvendit, me pikën e mbetur të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Kryesuesi Dehari kërkoi sërish nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë. Nga subjektet e lartpërmendura nuk u deklarua askush.