Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak çasteve në rrugën “Edit Durhami”.
Janë siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të fishekëve dhe nuk ka ndonjë ankues për rastin.
Ndërsa, mësohet nga burimet se në vendin e ngjarjes ka ende njolla gjaku.
“Rreth orës 22:30, policia është njoftuar për një rast gjuajtje me armë në rrugën ‘Edit Durham’.
Njësite policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Aty janë gjetë tri gëzhoja të fishekëve. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë ankues…Policia po merret me rastin”, tha ai.
Dyshohet se personat që kanë qenë të përfshirë në këtë rast kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa, aty gjendet ende njësiti policor.