Një studim i ri nga Kina sugjeron se dietat e personalizuara sipas rajoneve mund të ndihmojnë në parandalimin e obezitetit dhe sëmundjeve të lidhura me stilin e jetesës.
Studiuesit rekomandojnë që qasja ndaj ushqyerjes duhet të përshtatet me burimet natyrore dhe zakonet lokale të çdo rajoni, duke synuar një qasje më efektive dhe të qëndrueshme ndaj shëndetit publik.
Sipas raportit, vendet me dieta tradicionale të pasura me perime dhe drithëra të plota kanë një normë më të ulët të obezitetit krahasuar me zonat ku dieta është më e varfër në fibra dhe më e pasur me ushqime të përpunuara.
Studiuesit theksojnë se ndërhyrjet ushqimore të personalizuara mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për diabet, sëmundje të zemrës dhe probleme të tjera shëndetësore të lidhura me peshën e tepërtm raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ky studim vjen në një kohë kur nivelet e obezitetit po rriten në të gjithë botën, duke bërë që ekspertët të kërkojnë qasje më efektive për ta luftuar atë.
Rekomandimi i studiuesve kinezë mund të shërbejë si një model për vendet e tjera që kërkojnë zgjidhje të reja për një nga sfidat më të mëdha shëndetësore të kohës sonë.