Mëngjesin e sotëm është djegur një kasolle në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, ku si pasojë e zjarrit një person ka vdekur.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 07:44 min, policia ka pranuar informacion se ne afërsi të fshatit Neperbisht KK Suharekë, ka nje incident zjarri. Pasi policia ka dale ne vendin e ngjarjes ka konstatuar se nje kasolle eshte duke u djegur dhe menjeherë ne vendin e ngjarjes kanë dale zjarrfikësit te cilat e kane lokalizuar zjarrin.
Fillimisht eshte provuar te kontaktohet me pronarin e kasolles por i njëjti nuk eshte pergjigjur. Ne mbrendesi te kasolles se djegur jane gjetur eshtra qe besohet se janë eshtra njeriu.
Ne vendin e ngjarjes kanë dale njesitet e hetimeve rajonale dhe forenzikës. Sipas informacioneve te para thuhet se pronari ka jetuar i vetem ne ate kasolle. Per informacione tjera do te njoftoheni me kohe“, tha Osmanollaj.