Një klerik i lartë saudit ka thënë sot se është e lejueshme për gratë që të refuzojnë të bëjnë seks me burrat gjatë epidemisë së koronavirusit të ri.
Dijetari fetar Abdullah Muhammad Al-Mutlaq, këshilltar i oborrit mbretëror saudit, dha këshillën e pazakontë gjatë një transmetimi televiziv, kur një shikuese e pyeti nëse binte në “mëkat” po të refuzonte seksin me burrin gjatë epidemisë.
Shikuesja dukej se trembej nga interpretime të ndryshme të ligjit islamik për të cilin ultrakonservatorët thonë se gruaja duhet të nënshtrohet ndaj dëshirave të burrit.
Por Al-Mutlaq, dha një përgjigje të menduar mirë dhe tha se ato kanë të drejtë t’i nxjerrin nga krevati.
Ky klerik ka ndërhyrë dhe më parë kundër traditionalistëve ekstremë të islamit vendas teksa Arabia Saudite vazhdon mepërpjekjet për modernizim e reformim.
Saudi Arabia është goditur dhe ajo nga koronavirusi me rreth 2000 raste të konfirmuara dhe 24 vdekje.