fbpx

Dikur e kritikonte,sot babai i Meghan Markle kërkon paqe

nga Revista Kosovarja

Babai i Meghan Markle, Thomas Markle, i ka kërkuar paqe vajzës së tij, pavarësisht se atij nuk “i pëlqejnë” disa nga gjërat që dukesha ka bërë dikur.

Në një intervistë me Mail të dielën, Thomas Markle tha se “do ta dojë gjithmonë” Meghan-in.“Nuk më pëlqejnë disa nga gjërat që ka bërë vajza ime, por do ta dua gjithmonë. Dera ime është gjithmonë e hapur për të. Unë e dua atë dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.

Ëndrra ime është që një ditë të mund të bashkoj të gjithë familjen time, si një familje ‘normale’,” -tha 80-vjeçari për median.

Thomas shprehu frikën e tij për Archie-n dhe Lilibet, teksa zbuloi planet e tij për t’u larguar përgjithmonë nga Amerika. Thomas tha se ka frikë se nuk do t’i takojë kurrë nipin dhe mbesën e tij, Archie dhe Lilibet, të cilët ende nuk i ka njohur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]