fbpx

Doni të bëheni “njeri mëngjesi”? Ja disa hapa të thjeshtë

nga Revista Kosovarja

Si mund të ktheheni nga një “buf nate” në një “zog mëngjesi”?

Zakonisht, kur njerëzit përpiqen të ndryshojnë orarin e tyre të gjumit, ata fokusohen të shkojnë në shtrat më herët, por kjo nuk duket të jetë strategjia më efektive.

Përkundrazi, është më korrekte dhe e mundur të caktohet një orë zgjimi fikse, të cilën do ta vëzhgojmë çdo ditë dhe me të cilën do të mësohemi patjetër pas gjashtë apo disa javësh të tjera.

Ndërsa mbajtja e një orari të qëndrueshëm të gjumit është tepër e rëndësishme, asgjë nuk e tejkalon nevojën tonë për gjumë dhe pushim të mjaftueshëm. Shumica e njerëzve duhet të synojnë për të paktën shtatë orë gjumë në natë, gjë që duhet t’i përmbahemi ndërsa kalojmë në një orar të ri.

Për të fjetur më lehtë dhe shpejt, në momentet kur trupi ynë nuk është mësuar me të, ekspertët sugjerojnë të shmangni ose reduktoni ekspozimin ndaj dritës së fortë të paktën një orë para gjumit. Arsyeja është shtypja e aftësisë së trupit tonë për të prodhuar melatoninë, substanca që na ndihmon të biem në gjumë, pas orëve të gjata të ekspozimit ndaj dritës artificiale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]