fbpx

Dua Lipa merr vëmendje me paraqitjen elegante në fustanin transparent

nga Revista Kosovarja

Dua Lipa tregoi barkun e tonifikuar e veshur me një fustan të bardhë të tejdukshëm

Dua dukej e bujshme me fustanin e saj të tejdukshëm, teksa kalonte nëpër rrugët franceze.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e kombinoi veshjen me vathë të mëdhenj të bardhë me lule, të cilët plotësonin pamjen e saj.

Dua vuri në pah bukurinë e saj natyrale me një makijazh të lehtë në fytyrën e saj, ndërsa gjërat e nevojshme i mbante në një çantë dore të zezë.

Me këtë dukje ajo morri pjesë në dasmën franceze të Simon Porte Jacquemus dhe Marco Maestrit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]