fbpx

Dua Lipa sjell imazhe të reja atraktive nga pushimet në Shqipëri

nga Revista Kosovarja

Pas përfundimit të “Sunny Hill Festival” që u mbajt në fillim të muajt gusht në Prishtinë, Dua Lipa prej ditësh po qëndron në Shqipëri.

Artistja shqiptare me famë botërore ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore së bashku me familjen dhe miqtë e saj.

Gjatë këtyre ditëve, ylli i muzikës gjithashtu ka festuar ditëlindjen e 27-të dhe ka sjellur vazhdimisht imazhe nga koha argëtuese që po kalon.

E veshur me një fustan të zi i tejdukshëm në pjesën e sipërm, Dua kompletoi pamjen me çizme të gjata, një grim të thjeshtë dhe me aksesor ndërsa flokët e gjata i la të lira mbi super.

Artisja duke tejet atraktive dhe e mahnitshme në pozat e reja teksa nuk munguan mijëra pëlqime dhe komente nga ana e fansave.

Kujtojmë që Dua performoi në natën e parë të festivalit “Sunny Hill” që u mbajt në parkun Gërmia në Prishtinë.

Ndërkohë, festivali për herë të parë do të mbahet edhe në Shqipëri nga 26, 27 dhe 28 gushti.

https://www.instagram.com/p/ChmzcAXqAta/?utm_source=ig_web_copy_link

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]