fbpx

“Dua’s shoes” ëndrra e veshur në këmbë

nga Revista Kosovarja

Vendi ynë njeh artiste kreative e të veçanta, kreacionet e të cilave lënë mbresa të forta tek ata që i shohin ose që kanë fatin ti kenë e ti bartin në trupin e tyre.

Së fundi, një tjetër histori suksesi e një artisteje që artin e saj e ka quar tek këmbët, gjegjësisht sandalet e femrave, krijuar me tone elegante, glamuroze dhe shik.

“Dua’s shoes” është shndërruar në dashurinë e shumë vajzave që adhurojnë sandalet unike dhe me detaje krejt speciale.

Ky brend është ekskluzivitet i Eliza Krasniqi, e cila krijoi “Dua’s shoes”, që sjell modele fantastike të sandaleve.

Siç kuptojmë, së shpejti vjen edhe koleksioni i sandaleve për nuse, që do të jetë ëndrra e bërë realitet për princeshat me fustan të bardhë të këtij sezoni.

“Dua’s shoes”, pranon vetëm porosi online, por së shpejti do të ketë edhe dyqanin e vetë. Porositë dërgohen në të gjjthë botën.

Në vijim një galeri fotosh nga “Dua’s Shoes”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]