Banorët e famshëm tashmë të shtëpisë më të madhe në Shqipëri, shpesh komentohen për veprimet e tyre të ndryshme.
Duke qenë se janë në ndjekje 24/7 ka shumë pak raste që nuk kapen nga ndjekësit e rregullt, shkruan “Kosovarja”.
Kështu shumë herë bëhen virale momente të ndryshme që quhen se janë “dalje jashtë kontrolli”.
Së fundi, është bërë virale një video ku aktorja, Monika Lubonja, është duke kërcyer mbi karrige e rrethuar nga banorët tjerë dhe në një moment e heq bluzën.
Ky veprim u quajt si i “hallakatur” nga artistja.
Por, si duket ajo ishte nën adrenalinën e këngës dhe veproi ashtu duke sjellur të qeshura për konkurentët.
Kujtojmë se, Monika është në shtëpinë e “Big Brother VIP”, që nga dita e parë dhe ka raporte të mira thuajse me të gjithë për shkak të energjisë pozitive.