fbpx

Dy aksidente në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, dalin pamjet

nga Revista Kosovarja

Dy aksidente të njëpasnjëshme kanë ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë.

Mediumi lokal “Mitropol” raporton se të dy aksidentet kanë ndodhur në segmente në fshatrat e Vushtrrisë, më saktësisht afër Pestovës dhe Nadakovcit.

Në njërin nga dy aksidentet vetura përfundoi jashtë rrugës, aksident ky ku ka edhe të lënduar të cilët u bartën drejt spitalit me auto-ambulancë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]