Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Dy pacientë të prekur me koronavirus janë në gjendje të rëndë

nga Revista Kosovarja

Klinika Infektive ka bërë të ditur se janë 33 pacientë me koronavirus që janë duke u trajtuar në këtë klinikë.

Deri më tani në Kosovë janë 855 persona të prekur me koronavirus.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 33 pacientë të prekur me koronavirus.

Sipas njoftimit, 26 pacientë janë në gjendje stabile, 5 janë në në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu QKUK-ja bën të ditur se, në mjekimin intensiv të klinikës janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive dhe sipas njoftimit, këta dy pacientë kanë sëmundje kronike të veshkave dhe janë në dializë.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot me datë 05.05.2020, janë hospitalizuar gjithsej 33 raste me Covid-19 pozitiv, ndërsa sot lirohen 2 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

Nga 33 pacientë me Covid-19, 26 raste janë në gjendje stabile, 5 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv të klinikës janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive.

Që të dy pacientët kanë sëmundje kronike të veshkëve dhe janë në dializë.

Në klinikë janë gjithsej 5 pacientë Covid- 19 pozitiv të cilët janë në dializë e cila është duke u realizuar në repartin e klinikes.

Raport i hartuar nga Dr. Sadije Namani,

specialiste-infektologe, Klinika Infektive, QKUK.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]