fbpx

Dyshohet se shpërlanë mbi 1 milion euro përmes bizneseve fiktive, arrestohen zyrtari i ATK’së dhe një tjetër

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, njëri prej tyre zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, të cilët dyshohen se në bashkëpunim kanë kryer veprat penale “Shpërlarje e parave” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit”.

Sipas Policisë, vlera e parave që dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro, raporton Express.

Veprat dyshohet se janë kryer gjatë viteve 2019-2023.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“SHPËRLARJE E PARAVE & KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT – Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]