fbpx

E dashura e Ledri Vulës tregon nëse reperi do të jetë banor në Big Brother VIP 2

nga Revista Kosovarja

Ka vetëm pak ditë që ka mbaruar edicioni i parë i “Big Brother VIP”, por publiku që tani ka nisur që të pyes se kur do të fillojë BB VIP 2. E sigurisht që ka nisur që të aludohet rreth personazheve të njohur që mund të bëhen pjesë e këtij reality show.

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, ishte e pranishme në festën e organizuar nga Top Channel për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të gazetares së emisionit “Ftesë në 5”.

E pyetur nëse do ta lejonte këngëtarin e njohur që të merrte pjesë në “Big Brother VIP”, ajo tha duke qeshur “nuk jam shumë e sigurt”.

Sara është përgjigjur se duhet të kujdesen për gocën të dy teksa me humor ka shtuar se ai duhet të pyes Poem për këtë.

“Nuk e besoj se kemi gocën dhe duhet të kujdesemi të dy. Deri vitin tjetër, goca do flasë dhe duhet ta pyes gocën. Mua nuk më pyet njeri”, tha Hoxha.

Ndërsa kur u pyet se për kë bëri tifo në finalen e madhe kur mbetën vetëm Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, Sara tha për të dy. Sipas saj, që të dy e meritonin fitoren për arsye të ndryshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]