fbpx

E habitshme, e shpojnë trupin me gjilpëra pa gjak dhe pa dhimbje

nga Revista Kosovarja

Festa e Sulltan Nevruzit, dita e parë e pranverës dhe ditëlindja e Alija bin Ebi Talibit, është festa më e madhe e dervishëve në Kosovë dhe ka një rëndësi të veçantë për ta, shkruan sot gazeta kroate Veçernji List.

Nuk festohet vetëm fundi i dimrit dhe ardhja e pranverës, por shënohet edhe fillimi i një epoke të re shpirtërore.

Dervishët e Kosovës, si ata në mbarë botën, e kanë mbajtur festën e tyre tradicionale të pranverës në Rahovec, shkruan Vecernji List.

Fillimi i pranverës është një festë e veçantë për komunitetin dervish në Kosovë, të cilën e shënojnë duke u mbledhur dhe festuar në një objekt fetar të quajtur teqe. Siç dihet, shumica dërrmuese e popullsisë në Kosovë është myslimane, por vetëm disa mijëra i përmbahen ligjeve fetare dervishe. Mësimet e tyre janë përcjellë brez pas brezi që nga koha e Perandorisë Osmane, vijon shkrimi i gazetës kroate.

Një rol të spikatur në sufizëm e luan shehu (imami), pra mësuesi, i cili është edhe kreu i dervishëve të mbledhur në teqe.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]