fbpx

“E kanë vendos Albulenën se s’i kanë votat” – Haxhiu kundërpërgjigjet ndaj opozitës

nga Revista Kosovarja

E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj kritikave të opozitës, e cila e akuzon partinë në pushtet se po bllokon punën e Kuvendit përmes propozimit të saj, ndonëse ajo ka dështuar të zgjidhet në këtë post në dhjetëra raste.

Haxhiu ka mohuar këto akuza, duke thënë se nëse Vetëvendosje do të kishte dashur të bllokonte Kuvendin, atëherë nuk do të kishte propozuar askënd për kryetar.

“Çfarë unë konsideroj që është e papranueshme është të vendoset përgjegjësia mbi LVV. Pse? Për faktin se që në seancën konstituive ne do ta pranonim akuzën se po e bllokojmë Kuvendin nëse nuk do të kishim bërë fare propozim për kryetar. Nëse është ky deklarimi që ata nuk i kanë numrat, prandaj e kanë vendosur Albulenën si bllokadë, atëherë ne mund ta kishim bërë shumë më lehtë duke mos propozuar asnjë emër”, tha Haxhiu në KTV, përcjell Insajderi.

Ajo shtoi se Vetëvendosje, në vend se të shtyjë seanca pafundësisht, ka vendosur të mbajë përgjegjësinë institucionale dhe të ofrojë kandidat për udhëheqjen e Kuvendit.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]