Albana Morina, e njohur si frizere, grimere dhe profesioniste e vetullave dhe qerpikëve me ekperiencë të gjatë në Gjermani, këto kohë po mbanë në Kosovë kurse për mbjelljen e qerpikëve, lifting të qerpikëve dhe ngjyrosjen e qerpikëve natyral.
E shkolluar, trajnuar dhe licensuar nga “PhiBrows Academy”, Morina përcjell tek kursantet teknikat më të avancuara të punës dhe përvojën e çmuar të fituar në akademinë prestigjioze.
Profesionisja e fushës së bukurisë, që punon sukseshëm në disa linja njëkohësisht, është duke mbajtur kurse profesionale në sallonë të njohura në Kosovë, ku po i aftëson të interesuarat në mënyrën më të mirë të mundshme për mbjelljen dhe trajtimin estetik të qerpikëve me metodat më të reja e efikase në botë.
Sipas njoftimeve të lëshuara në faqen e saj në Instagram dhe ato të partnereve të saj, kuptojmë se që nga fundi i këtij muaji, Albana Morina do të jetë në Lucern të Zvicres në sallonin e famshëm “Beauty Sallon Shpresa”, ku do ti aftësoj profesionalisht të gjitha ata që duan të mësojnë mbjelljen e qerpikëve, liftingun e qerpikëve dhe metoden e ngjyrosjes së qerpikëve natyral.
Ndërkohë, së shpejti ajo do të jetë edhe në sallonin e mirënjohur “Ajkune Professional” në Zvicer. Për detajet e regjistrimit dhe pjesmarrjes, Albana Morina bashkë me sallonet partnere iu informojnë me kohë në faqet e tyre Instagram.
Për informata më të detajuara, kontaktoni: +38343991454
Whatsap +4915162749850