Pas koncertit të Sabri Fejzullahut në Prishtinë, Gjakoven e ka ndezur me repertorin e tij këngëtari i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi-Xeni, shkruan “Kosovarja”.
Policia ka ndërhyrë për të ndërprerë koncertin për shkak të mungesës së distancës nga banorët dhe një grupi që nisi të mblidhej poshtë banesave për të ndjekur Xenin nga afër.
Vetë këngëtari tha se ishte përgatitur që të këndojë më gjatë mirëpo siç u shpreh, ‘urdhëri erdhi nga Prishtina e jo Gjakova’ duke nënkuptuar autoritetet qendrore në Prishtinë, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtari bashkë me orkestrën dhe teknikën përcjellëse është zhvendosur në hapësirat e restorantit të tij, nga ku koncerti do të transmetohet drejtpërdejt edhe në valën 100Mhz të Radio Gjakovës.