fbpx

E pazakontë, burri i kërkon për martesë partneres me shkrimin mbi pakon e tostit

nga Revista Kosovarja

Kur bëhet fjalë për dashurinë, të gjithë mundohen të jenë sa më të veçantë. Ai që ka surprizuar së fundmi, është Jim Lardner.

Ky i fundit ka zgjedhur një pako me ushqim për t’i propozuar të dashurës për martesë. Në kapakun e pakos vizatoi disa zemra dhe mbishkrimin “A do të martohesh me mua?”.

Burri nga Skocia i kërkoi kompanisë së fast-food-it që t’ia bënin me mbishkrim.

“A mund të marr qepë të kuqe në sandviç dhe a ta shkruani ‘a do të martohesh me mua’ në pakon e sanduiçit me shije qepe. Faleminderit”.

Megjithatë, mundi i shkoi kot, pasi e dashura e refuzoi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]