Shoferi 94 vjeçar shkakton aksident në Zvicër, ngatërroi pedalen e gazit me atë të frenave
Një shofer 94 vjeçar ka shkaktuar një aksident në Wurnelos të Zvicrës
Burrë 94-vjeçar ngatërroi pedalet e gazit dhe të frenave gjatë parkimit dhe mjeti u përplas me disa objekte dhe u ndal pas murit të një ndërtese, por shpëtoi me lëndime të lehta. transmeton Klankosova.tv
Aksidenti megjithatë shkaktoi dëme, me mjetin që u shkatërrua dhe murin e fasadën e ndërtesës që u dëmtuan gjithashtu.
“Për fat të mirë, nuk kishte këmbësorë në parking në kohën e incidentit, dhe për këtë arsye nuk u lënduan persona të tjerë”, tha policia kantonale e Aargaut në një deklaratë të shtunën.
