fbpx

E pyeta Kurtin mos e din ti se kur përfundon lufta në Ukrainë, e s’po na tregon

nga Revista Kosovarja

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë fjalimit të tij në lidhje me rritjen e çmimeve, për një moment iu drejtua me një kërkesë kryeministrit Albin Kurti.Ai i tha Kurtit që ta “lidhë zv/kryeministrin”, që të tregojë respekt derisa ai fliste.

I menjëhershëm ishte reagimi i Besnik Bislimit, i cili tregoi se çka ishte duke biseduar me Kurtin, gjatë fjalimit të Abdixhikut.

“Ajo që ndodhi se kur deputeti po shpjegonte se si ka parashiku dhe di të gjitha zhvillimet, unë i impresionuar e pyeta kryeministrin mos vallë e din se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë e nuk po na tregon. Sa i përket komentit për lidhje ose zgjidhje, dua të konkludoj se e kuptoj shumë mirë, se bashkëndjej me të, por nuk e ndihmoj dot.“

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]