Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Edhe 5 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Pesë persona kanë rezultuar pozitiv me coronavirus sot ndërsa Klinika Infektive po pret ende rezultate të tjera.Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, infektologu, Salih Ahmeti.

“Pesë i kemi marrë rezultatet pozitiv për sot. Po me siguri janë rezultate të mostrave që janë marrë në mëngjes. Gjithashtu ne po presim ende rezultate të analizave të mostrave pasi që janë marrë edhe sot një numër i madh.

Tash po varet nga mostrat që po merren dhe në fund po dalin rezultatet sepse po testohen nga dy herë në laborator”, tha Ahmeti.

Me pesë rastet e reja që ka konfirmuar infektologu Ahmeti, numri i të prekurve në Kosovë deri tani është 288.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]