Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Edhe pse në kohë pandemie, Rita mbledh 30 persona për të festuar ditëlindjen e saj

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, para disa ditësh e ka festuar ditëlindjen e 30-të, shkruajnë mediat e huaja.

Mbi artikull

Me këtë rast ajo ka festuar në një restorant në Notting Hill, Londër duke thyer kështu rregullat e izolimit.

Lidhur me këtë fakt ajo u kritikua nga fansat. Kjo vjen pak pasi qeveria theksoi përsëri rëndësinë e respektimit të kufizimeve të dielën, përpara izolimit të dytë kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar që përfundon më 2 dhjetor.

Në fotografitë e marra nga The Sun, Cara dhe Poppy Delevingne si dhe ylli i TOWIE, Vas Morgan, 31 vjeç dhe motra e Ritës, Elena, 32 vjeçare, shihen në vendin e ngjarjes.

Moneytizer Paragrafi 4

“Rita dhe motra e saj erdhën të parët në restorant, po prisnin miqtë e tyre. Kishte një numër të ftuarish, të gjithë të veshur elegantë dhe të gjithë hynë në ndërtesë nga mbrapa, për t’u siguruar që askush tjetër të mos hynte. Kjo vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit”, theksoi një burim.

Ndërsa drejtori i restorantit, Nicholas Fallows gjithashtu ka thënë për The Sun se ai nuk kishte qenë në dijeni të ndonjë plani për një ngjarje dhe restoranti ishte ‘në pronësi të aksionarëve’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]