fbpx

Edona Llalloshi ndan një moment të veçantë nga Kuvendi

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja dhe deputetja e njohur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, pak para nisjes së seancës së 17-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë ‘selfie’, ajo shihet duke pozuar së bashku me deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci, dhe ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu – e cila njëherësh është edhe kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Dy gra të fuqishme, që thyejnë limite, jo për t’u dalluar, por për të hapur rrugë për të tjerat”, ka shkruar interpretuesja e hitit “Ditë për Ditë” në mbishkrimin e fotografisë.

Edona, e cila u bë pjesë e politikës aktive përmes zgjedhjeve të 19 shkurtit, garoi me numrin 19 në listën e Vetëvendosjes dhe arriti të fitojë mbi 40 mijë vota, duke lënë prapa edhe figura të dëshmuara të kësaj partie. Kjo e renditi ndër deputetet më të votuara të legjislaturës së re.

Përveç angazhimit të saj politik, Edona vazhdon të jetë një figurë e dashur edhe në botën e muzikës, duke ruajtur kontaktin me publikun përmes rrjeteve sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]