Banori që u eliminua të premten nga BBVK, Edoni, ka komentuar lojën e banorëve që gjenden brenda shtëpisë.
Ai tha se Stresi i është dukur gjithmonë i vërtetë, mirëpo, sipas tij, pasi ka dalë nga shtëpia ka parë se ai është shumë dinak.
“Shumë sende të reja po shoh. E kam parë që kush po flet më shumë mbrapa shpinës, kush është i vërtetë. Kush po luan strategji. Stresi mendoj që është shumë dinak në lojën e vet, fjala-fjalën nuk po ia pret, u mbyt duke i ndërruar fjalët për gjithçka, e kam menduar për njeri të drejtë e të vërtetë”, ka thënë Edoni sonte në Prime.