fbpx

Elton Ilirjani sfilon në rrugët e New York-ut me fustanin kuq e zi

nga Revista Kosovarja

Biznesmeni shqiptar në Amerikë, Elton lirjani që është zgjedhur si një nga ikonat e “Pride Icon” ka sfiluar në rrugën e New York-ut me një fustan voluminoz kuq e zi.

Eltoni është përzgjedhur pasi siç shprehet industria, ai lufton për të njëjtat vlera që ka edhe ky projekt: Barazinë!

Eltoni ka krijuar Indeksin e Barazisë në Punësim për personat LGBTQ+, duke motivuar sektorin privat dhe atë publik të adoptojnë politika të barazisë në vendin e punës në Ballkanin Perëndimor.

“Pride Icon” është NFT më e madhe dhe e para në botë për komunitetin LGBTQ+! Për vite tëra komuniteti LGBTQ+ ka luftuar për të drejtat e tyre, barazi dhe visibilitet në hapësirën njerëzore.

“Pride Icons” është projekt i dedikuar që të bëjë donacione me një minimum prej 1 milionë dollar amerikanë për organizatat jo fitimprurëse që promovojnë barazinë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]