Emily Ratajkowski pohon se ajo “ende nuk po mendon” për meshkujt – edhe pasi u pa duke u shoqëruar me Harry Styles në Tokio.
Në videon e siguruar nga Daily Mail, Ratajkowski, mund të shihet duke përkëdhelur faqen e Styles teksa ata putheshin mbështetur në një furgon.
“Emily nuk po kërkon asgjë serioze. Ajo thjesht po përpiqet të jetojë jetën e saj më të mirë beqare dhe të argëtohet”, tha një burim.
Megjithatë, aktorja e “Gone Girl” së fundmi la të kuptohej se ajo dhe Styles mund të jenë parë me njëri-tjetrin për më shumë nga sa ka ditur publiku.
Modelja tha se po kërkon një partner që është “i pavarur” sepse ajo ka një “jetë të plotë” të sajën.