fbpx

Endrit Thaçi: Burrështetas si ti babi, shumë rrallë lindin!

nga Revista Kosovarja

Që nga muaji nëntor, ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi po vazhdon të jetë i burgosur në kuadër të Gjykatës Speciale në Hagë.

Thaçi dhe disa nga bashkëluftëtarët e tij po përballen me këtë proces gjyqësorë për hetimet të cilat po kryhen kinse për krime lufte në Kosovë.

Por është pikërisht djali i tij, Endrit Thaçi që edhe sot e nisi ditën duke folur për babin e tij, Hashim Thaçin.

Endriti publikoi disa pamje ku Thaçi shihej në Parlamentin e Kanadasë, e me këtë rast theksoi se burrështetasit si ai, shumë rrallë lindin.

“Burrështetas si ti babi, shumë rrallë lindin. Jemi krenar me ty!”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]