Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

‘Është koha ime’, Butrinti thyen heshtjen në rrjete sociale

nga Revista Kosovarja

Butrint Imeri ka zgjedhur të bëjë një rikthim të bujshëm në rrjetet sociale, duke thyer një heshtje që zgjaste që nga muaji janar. Këngëtari, i cili kishte lënë adhuruesit në pritje pa asnjë shenjë apo përditësim në profilet e tij zyrtare, është rikthyer me postimin e tij të parë, duke konfirmuar atë që shumë e prisnin.

Mbi artikull

Ditë më parë, Prive By Liberta Spahiu kishte raportuar se Butrinti kishte fshirë çdo gjë nga profili i tij, duke e lënë atë plotësisht të zbrazët dhe pa foto profili. Ky veprim, që në industrinë e muzikës njihet si një strategji e qartë se artisti po punon në heshtje për diçka madhore, sapo u vërtetua me detajet e sapo zbuluara.

Përmes një letre mjaft emocionale, Butrinti ka rrëfyer arsyen e shkëputjes së tij të gjatë nga telefonat, rrjetet sociale dhe zhurma e përditshme. Ai ka shpjeguar se ky izolim i shërbeu për të gjetur veten dhe për të krijuar një projekt të pastër, larg trendeve të momentit.

“Ka kohë që s’kam fol, jo pse s’kam pas çka me thënë, por disa ndjenja nuk tregohen me foto e me story”, thotë në letrën e tij Butrinti, duke lënë të nënkuptohet se periudhën e heshtjes së tij ai do e tregojë përmes këngëve të reja.

Moneytizer Paragrafi 4

Albumi i tij mban titullin “I Pari” dhe pritet të lanshet zyrtarisht më 10 qershor 2026.

“‘I pari’ nuk është veç album. Është versioni më real i jemi deri sot. Çdo sekond i kësaj heshtje ka hy n’këtë projekt”, ka shkruar ndër të tjera Butrinti, duke u shprehur mirënjohës ndaj të gjithë atyre që e pritën dhe nuk e harruan gjatë kësaj kohe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrintimeri)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]