Sylvester Stallone ka bërë një reality show televiziv sikurse ai i klanit Kardashian/Jenner. Premiera e spektaklit “The Family Stallone” është të enjten në platformën e transmetimit Paramount+.
Aktori i njohur ka futur kamerat në shtëpinë e tij dhe ata kanë ndjekur rutinën e tyre të përditshme dhe të gjitha ngjarjet brenda familjes Stallone.
Sistine ka komentuar krahasimin e emisionit të tyre me Kardashianet: “Ato e kanë bërë shumë unike. Nuk do të kishte kuptim t’i kopjonim”. Aktori është pajtuar me vajzën e tij duke thënë se në vend të kësaj, janë të përqendruar te vërtetësia.
“I dua vajzat e mia, e dua gruan time; dhe doja ta ndaja këtë. Është diçka që mendoj se është argëtuese”, ka sqaruar aktori.
Familja Stallone sqaroi gjithashtu se emisioni i tyre do të jetë më shumë një dokumentar sesa një serial real televiziv. Ata synojnë të jenë plotësisht të hapur dhe të ndershëm kur vendosin jetën e tyre në kamera.